No Image Available

Emergjencë në Vlorë! Lumi Vjosa del nga shtrati, evakuohen dhjetëra banorë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të nivelit të lumit Vjosë, i cili ka dalë nga shtrati në disa zona të bashkisë Vlorë. Autoritetet lokale, efektivë të policisë dhe emergjencat civile ndodhen në terren për të menaxhuar situatën. Niveli i ujit po rritet në urën e Mifolit, ndërsa ekipet punojnë për forcimin e argjinaturës dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës. Deri tani, më shumë se 20 banorë janë evakuuar nga zonat më të rrezikuara. Autoritetet paralajmërojnë qytetarët që të qëndrojnë larg zonave të përmbytura dhe të respektojnë urdhrat e emergjencës.