Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Emergjencat nga moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Probleme në disa qarqe, thirrje qytetarëve
Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat mbi situatën në vend, lidhur me kushtet meteorologjike në vend. Sipas njoftimit më të fundit, reshjet intensive të shiut dhe dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta kanë krijuar problematika të shumta në disa qarqe të vendit, duke ndikuar në qarkullimin rrugor, furnizimin me energji elektrike dhe sigurinë e banorëve, kryesisht në zonat malore dhe pranë lumenjve. Sipas Mbrojtjes, qarku i Gjirokastrës mbetet ndër më të problematikët. “U bëhet thirrje banorëve të zonave të prekura të shmangin lëvizjet e panevojshme, të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të raportojnë çdo emergjencë pranë strukturave përkatëse”, apelojnë autoritetet. Ministria e Mbrojtjes: NJOFTIM MBI SITUATEN E KRIJUAR SI PASOJE E MOTIT TE KEQ NE VEND Reshjet intensive të shiut dhe dëborës, të shoqëruara me...