Elira Kokona i rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ndërsa projekti “Durana Tech Park” mbeti vetëm në letër
Drejtoresha Ekzekutive e Korporatës së Investimeve Shqiptare Elira Kokona është ngjitur në krye të institucionit me objektiva të qarta. “Zgjedhjet janë menteshat e fatit tonë”, rezulton një nga shprehjet e famshme të Pitagorës. Dhe në fakt, zgjedhjet dhe vendimet e drejtueses së re të AIC menjëherë pas marrjes së detyrës japin sinjale të qarta. Ekofin.al, referuar fakteve nga auditimi i KLSH, hedh dritën mbi dy vendimet e para të Kokonës. Dhe në fakt, vetëm dy muaj pas ngjitjes në krye të Korporatës, në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të 20 Dhjetorit 2023, me propozimin e drejtueses së re u morën dy vendime, rritja e pagës maksimale të Kokonës me 35% dhe miratimin e planit të punës për vitin 2024, ku një nga prioritetet kryesore ishte Durana...
Burimi:
gijotina.com