Eliminimi i Gimbos nga gara për çmimin e madh, Kryemadhi flet për Big Brother VIP para seancës në GJKKO
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e GJKKO ditën e sotme. Kryemadhi nuk i ka kursyer batutat me mediat përpara gjykatës, ndërsa foli për Big Brother VIP. Opinionistja e këtij sezoni komentoi eliminimin e Gimbos nga gara për të fituar çmimin e madh, duke shprehur keqardhje për largimin e tij. Ndër të tjera, Kryemadhi falënderoi mediat për atë që e cilësoi si “kalvar intervistash”, teksa shtoi se “sido që të shkojë puna do të shihemi një herë në muaj”. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv