Elbasani dhe drejtimi vendor, nga plejadat historike tek epoka e Gledian Llatjas
Historia e drejtimit vendor në Elbasan nis herët dhe mbart një simbolikë të veçantë, që lidh periudha të ndryshme politike e shoqërore të qytetit. Një koinçidencë domethënëse historike është fakti se nisja dhe rinisja e institucionit të kryebashkiakut lidhet me të njëjtin mbiemër, Haxhiademi. Në vitin 1908, katër vjet përpara shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Emin Haxhiademi u bë kryebashkiaku i parë i Elbasanit, në një kohë kur qyteti po konsolidohej si qendër administrative, arsimore dhe kulturore. Vetëm një vit më pas do të hapej edhe Shkolla Normale, duke e kthyer Elbasanin në një nga shtyllat e arsimit kombëtar.Nga viti 1908 deri në 1943, Elbasani u drejtua nga 17 kryebashkiakë, shumica figura të njohura të historisë së qytetit, të lidhura me luftën, arsimin dhe kulturën....
Burimi:
kohajone.com