Elbasan: 100 gra dhe vajza trajnohen për punësim në sektorin e turizmit

Elbasan: 100 gra dhe vajza trajnohen për punësim në sektorin e turizmit

Njëqind gra dhe vajza të papuna në Elbasan po trajnohen për të fituar aftësi profesionale dhe ndërpersonale, me qëllim rritjen e mundësive për integrim në tregun e punës, veçanërisht në sektorin e turizmit.Sot përfundoi me sukses trajnimi i grupit të parë, ku e pranishme ishte edhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut Elbasan, Ermira Urupi, e cila vlerësoi këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit ekonomik të grave dhe rritjes së rolit të tyre në tregun e punës.Gjatë aktivitetit, Drejtoresha e DRAKPA Elbasan, znj. Marsida Hyseni, theksoi rëndësinë e informimit dhe angazhimit të grave për përfshirje aktive në tregun e punës, ndërsa znj. Fiorela Shalsi, Koordinatore e LEAP pranë ILO, vuri theksin te punësimi i denjë dhe mbrojtja sociale.Trajnimi u mundësua nga AlbAcademy, e...