EL PAIS: Mafia shqiptare po pushton Spanjën me drogë, 10 ton kokainë u kapën në një vit
Nga Elisa Lois, EL PAIS Mafiet e fuqishme shqiptare të narkotrafikut, ato që kontrollojnë globalisht tregtinë e narkotikëve, vazhdojnë përpjekjet për të përdorur portin e Vigos në Spanjë si pikë hyrjeje për ngarkesat e kokainës. Agjentët e ‘Guardia Civil’ dhe zyrtarë të Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore, në një operacion të përbashkët, arrestuan disa ditë më parë dy anëtarë të këtyre rrjeteve, me shtetësi shqiptare, teksa përpiqeshin të hynin në zonën portuale të Vigos për të nxjerrë 80 kilogramë kokainë që ishin fshehur në sistemin e ftohjes së një kontejneri të ardhur nga Ekuadori. Kjo është bastisja e katërt policore kundër këtyre grupeve që veprojnë për “Klanin e Ballkanit” dhe që u shfaqën në portin e Vigos në vitin 2024. Operacioni i fundit nisi...
Burimi:
gijotina.com