Ekzekutimi i ‘Qotit’ mes Medelinit! Arrestohet grupi që vrau Artur Tushin, atentatorët vrisnin dhi për t’i bindur klientët për punën

Ekzekutimi i ‘Qotit’ mes Medelinit! Arrestohet grupi që vrau Artur Tushin, atentatorët vrisnin dhi për t’i bindur klientët për punën

Artur Tushi KOLUMBI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptaro-ekuadorianit Artur Tushi, 44 vjeç, i cili u qëllua me armë zjarri, 11 herë jashtë qendrës tregtare Santafé në Kolumbi. Infobae raporton se autoritetet në Medelin konfirmuan kapjen e nëntë anëtarëve të dyshuar të një organizate kriminale të quajtur "La Oficina Premium", të akuzuar se qëndrojnë pas katër vrasjeve në kryeqytetin e Antioquia-s. Vrasja e Tushit dyshohet të lidhet me trafikun e qenieve njerëzore dhe narkotikëve, ku përfshihen bandat kriminale shqiptare, ekuadoriane dhe kolumbiane. Viktima u qëllua  më 5 tetor 2025 në Medelin teksa po kthehej në shtëpinë ku qëndronte, në një atentat të planifikuar për të eliminuar aktivitetin e tij kriminal. Sipas raportimeve, ky rast është pjesë e një serie katër vrasjesh...