Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Ekzekutimi i Ardit Spahiut/ Gazeta belge: Franc Çopja del nesër para gjyqit
Franc Çopja BELGJIKË- Franc Çopja do të dalë nesër para Gjykatës së Krimeve të Rënda të Brukselit. Gazeta belge, NIEWSBLAD raporton se Çopja së bashku me tetë të tjerë do të gjykohen për vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u qëllua për vdekje në mes të ditës në Sint-Jans-Molenbeek me pistoleta gjysmë-automatike. Spahiu u qëllua me armë zjarri në një atentat më 27 nëntor 2020, ndërsa ndodhej si pasagjer në një automjet. Ai arriti të largohej fillimisht, por u ndoq në këmbë nga dy persona të maskuar, të cilët e ekzekutuan. Hetimi për vrasjen e Spahiut mori hov pas dekriptimit të platformës SKY ECC. Në fund u identifikuan nëntë të dyshuar, përfshirë Franc Gergelyn, figurë kyçe e klanit Çopja. Sipas policisë federale, ai dhe vëllezërit e tij vepronin...