Ekzekutimi i Ardit Spahiut! Franc Çopja prezantohet në gjyq: Jam agjent imobiliar

Ekzekutimi i Ardit Spahiut! Franc Çopja prezantohet në gjyq: Jam agjent imobiliar

Franc Çopja BRUKSEL-Franc Çopja bashkë me tetë të tjerë kanë dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda të Brukselit, ku do të gjykohen për vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u qëllua për vdekje në mes të ditës në Sint-Jans-Molenbeek.  “Jam shqiptar dhe agjent imobiliar”-u shpreh Çopja. Media belge "Le Soir" shkruan: Një heshtje mbizotëron në sallë. Emri “Çopja” njihet shumë përtej këtyre mureve. Ai i përket një klani të drejtuar nga dy vëllezër, i cili vetëm në vitin 2020 ka importuar më shumë se 28 ton kokainë në Europë nga Amerika Latine. Sot, Franc Çopja po gjykohet si porositësi kryesor i vrasjes së Ardit Spahiut, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Mikael Qosja, është ende në arrati. Në kohën e ngjarjeve, të dy jetonin në Dubai, duke përdorur...