Ekzekutim brenda burgut në Greqi, kush ishte Jani Aliaj dhe historia e konfliktet që e ndoqën

Ekzekutim brenda burgut në Greqi, kush ishte Jani Aliaj dhe historia e konfliktet që e ndoqën

Jani Aliaj është ekzekutuar këtë të hënë në qelinë e tij në burgun grek të Koridhalos. Autori i vrasjes është një 28-vjeçar grek, i akuzuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, Artur Bashimi. Aliaj ishte një personazh i njohur në botën e krimit, i dënuar përjetë në Greqi për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje, ngjarje të ndodhura në Athinë në vitin 2006. Po ashtu i dënuar përjetë në mungesë edhe në Shqipëri për vrasjen e Elton Çiços në 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Por si kishte lindur konflikti mes Çiços dhe Aliajt? Vrasja e Nelgert Patës në qytetin e Fierit është episodi i fundit i përplasjeve të grupeve rivale të Tepelenës, drejtuar nga Jani Aliaj dhe Elton...