Ekuadori shpall luftë bandave: 10 mijë ushtarë zbarkojnë në qytetet kyçe, në fokues dhe mafia shqiptare
Autoritetet ekuadoriane njoftuan se kanë vendosur 10,000 ushtarë kundër bandave të drogës të fajësuara për rritjen e aktivitetit kriminal në vendin e Amerikës Latine, raportojnë mediat e huaja. I vendosur midis dy eksportuesve më të mëdhenj të kokainës në botë, Kolumbisë dhe Perusë, Ekuadori është bërë një qendër tranziti për drogën dhe po përjeton një përshkallëzim të dhunës për shkak të përplasjeve midis bandave të lidhura me kartelet meksikane dhe kolumbiane. Ndërkohë së fundmi pjesë e kësaj zone është bërë edhe mafia shqiptare, e cila gjithnjë e më shumë po i shtrin fijet edhe në Ekuador. Për t’u përballur me fenomenin, qeveria e Presidentit Daniel Noboa, një aleat i Presidentit të SHBA-së Donald Trump në rajon, ka vendosur të përforcojë forcat e sigurisë. Thuhet se mbi...
Burimi:
gijotina.com