Ekstradohet sot nga Dubai, Durim Bami! “I forti” i Niklës pritet të mbërrijë pasdite

Ekstradohet sot nga Dubai, Durim Bami! “I forti” i Niklës pritet të mbërrijë pasdite

Durim Bami TIRANË- Durim Bami, i arrestuar në Dubai për llogari të autoriteteve shqiptare, pritet të ekstradohet sot nga Dubai. Policia njofton se ekstradimi i tij vjen si rezultat i operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”. Ndaj tij rëndojnë akuza për vepra të ndryshme penale, nga sigurimi i kushteve për të kryer vrasje, tek grup i strukturuar kriminal dhe kultivim narkotikësh. Bami, i konsideruar si një nga anëtarët e bandës së Niklës, u arrestua në Dubai dy vite më parë, më 12 qershor të vitit 2024. Ai ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit Revansh. Arrestimi i tij u bë falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dabi. Njoftimi: Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen...