Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata

Dy kusherinjtë Niko dhe Afrim Sina janë ekstraduar këtë të premte nga Shqipëria drejt Italisë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprën penale të vrasjes. Dy kushërinjtë janë banues në fshatin Rreth Kale Dibër. Niko Sina njihet edhe me emrin Fasli, 49 vjeç. Ndërsa Afrim Sina njihet edhe me emrin Andon, 52 vjeç. Ata u arrestuan vitin e kaluar teksa fshiheshin në Dibër me identitet të rremë, ndërsa janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”. Ata akuzohen se në Komunen Griciniano d’Aversa, 22.09.1999,...