Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia njoftim zyrtar: Akuzat që rëndojnë mbi të
Mario Çela u ekstradua ditën e djeshme nga Belgjika. Policia e Shtetit, përmes një reagimi zyrtar, deklaroi se Mario Çela u ekstradua në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”. Ekstradimi u finalizua nga bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve në Belgjikë. Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale, “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”. “Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së...
Burimi:
kohajone.com