Ekstradimi i Igor Kokunov drejt Rusisë, Gjykata Kushtetuese merr vendimin: U cenuan të drejtat kushtetuese

Ekstradimi i Igor Kokunov drejt Rusisë, Gjykata Kushtetuese merr vendimin: U cenuan të drejtat kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Igor Kokunov, duke konstatuar shkelje të të drejtave të tij kushtetuese në procesin e ekstradimit drejt Federatës Ruse. Gazetarja Anila Hoxha raporton se sipas vendimit të gjykatës ‘është shkelur e drejta për të mos u dëbuar’. Gjykata konstatoi edhe cenimin e të drejtës për të mos u dëbuar, të garantuar nga neni 39 i Kushtetutës, duke theksuar se autoritetet publike nuk kanë respektuar detyrimin për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht vendimin e datës 30.10.2024, që kishte pezulluar ekstradimin e Kokunov. Kush është Kokunov? 60-vjeçari rus i arrestuar në Shqipëri, e refuzonte prej kohësh ekstradimin drejt Rusisë. I njohur me nofkën “Vasia Bandit”, pra hajdut me ligj, prokuroria ruse thotë në dosjen që Top Channel disponon se...