Ekstazi, kokainë dhe kanabis, shkatërrohet grupi i drogës në Tiranë, arrestohen 4 persona; 3 në kërkim

Ekstazi, kokainë dhe kanabis, shkatërrohet grupi i drogës në Tiranë, arrestohen 4 persona; 3 në kërkim

Shkatërrohen dy raste të shpërndarjes së drogës në kryeqytet. Bëhet me dije nga 7 personat që merreshin me këtë veprimtari kriminale, 4 prej tyre kanë rënë në pranga ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen për shitje ekstazi, kokaine dhe kanabis. Gjatë këtij operacioni, blutë bëjnë me dije se kanë zbuluar edhe 2 subjekte (një lokal dhe bilardo) ku përveçëse shiteshin lëndë narkotike, luheshin edhe lojëra fati. “Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Masive”. Në 24 orë, goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike (Ekstazi, Kokainë dhe Cannabis Sativa), si dhe zbulohen 2 subjekte ku shiteshin lëndë narkotike dhe luheshin lojëra fati. Identifikohen 7 shtetas të përfshirë në këto veprimtari kriminale. Vihen në pranga 4 prej tyre. Sekuestrohen sasi...