Eksportet në BE, peng i standardeve/ Ekspertët: Informaliteti dhe menaxhimi i sigurisë ushqimore janë problemet kryesore
“Synimi im është që në vitin 2030 eksportet të shkojnë në 1 miliard dollarë“, u shpreh Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla. Që të arrish vlerën e 1 miliard dollarëve të eksporteve, Ministria e Bujqësisë më parë duhet të bindë BE të japë dritën jeshile për produktet që e kanë të ndaluar të shiten për qytetarët europiane, si mishi dhe produktet e bulmetit. Sipas ekspertëve fermat blegtorale duhet të eksportojnë standard dhe origjinë, por informaliteti i largon këto produkte nga tregjet e cilësisë. “Tregtimi i këtyre produkteve pa etiketë duket si një gjë shumë rrethanore, por në fakt ajo është mungesa e shtyllës kurrizore të sigurisë ushqimore”, tha eksperti i bujqësisë Alban Zusi. I vetmi produkt me origjinë shtazore që prek BE është...
Burimi:
top-channel.tv