Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh në Vlorë, ku iu vu eksploziv në derën e shëpisë 63-vjeçares Bakie Zoto, nëna e Gentjan Zotos. Blutë bëjnë me dije se Divid Goxhaj, 59 vjeç dhe Ferdinant Bombaj 29 vjeç babë e bir, banues në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës u arrestuan për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”. Njoftimi i policisë: Zbardhet ngjarja e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e Vlorës, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e një banese. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe strukturat hetimore të DVP Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, u identifikuan, lokalizuan dhe u vunë...