Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir (EMRA-VIDEO)
video nga policia-arrestimi VLORË- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh në Vlorë, ku iu vu eksploziv në derën e shëpisë 63-vjeçares Bakie Zoto, nëna e Gentian Zotos. Në vijim të hetimeve, blutë e Vlorës kanë arrestuar dy persona, babë e bir, të dyshuar si autorë të ngjarjes. Në pranga kanë rënë Divid Goxhaj, 59-vjeç dhe Ferdinant Bombaj 29-vjeç babë e bir, banues në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës u arrestuan për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”. Këta dy persona kanë mbajtuar në banesën e tyre një mjet tip “Volksweagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit. Automjeti në fjalë është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, pas ngjarjes....