Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin
Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, ekspertët e mjedisit thonë se ndryshimet ligjore të vitit 2024 prekën konceptin e mbrojtjes efektive për zonat e mbrojtura, duke i hapur rrugë buldozerëve në peizazhin e mbrojtur Pishë Poro- Nartë. Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se ndryshimet ligjore të vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë, ku një projekt zhvillimi masiv për turizëm i mbështetur nga dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner, u bë shkaktar i protestave qytetare që po mbahen prej më shumë se dy javësh në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera të vendit dhe në diasporë. Në një status të gjatë në Facebook, Rama pretendoi se zona ku...
Burimi:
sot.com.al