Ekskluzive/ TCH siguron pamjet e para kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit, polici e ndjek nga pas

Ekskluzive/ TCH siguron pamjet e para kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit, polici e ndjek nga pas

Ky është momenti i parë kur Altin Ndoci arratiset nga spitali i Durrësit dhe largohet me shpejtësi nga parkimi. Në videon e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, duket teksa Altin Ndoci ikën me shpejtësi, ndërsa nga pas e ndjek efektivi i policisë. Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet. Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që po e ruante dhe menjëherë është larguar me vrap, ku e priste një automjet tip Audi i bardhë me të cilin është larguar. Efektivi që e...