Ekskluzive/ Londra i jep “dritën jeshile” SPAK për ekstradimin e trafikantit të armëve nga Shqipëria në Angli

Ekskluzive/ Londra i jep “dritën jeshile” SPAK për ekstradimin e trafikantit të armëve nga Shqipëria në Angli

Një prej personave të kërkuar nga SPAK nën dyshimin si i përfshire në trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Anglisë ka humbur betejën e bllokimit të ekstradimit. Sipas dokumenteve të Gjykatës Westminster Magistrate Court parë nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i është dhënë drita jeshile e ekstradimit të Alban Gjidiajt për në Shqipëri, pas një bashkëpunimi juridik mes CPS, Prokurorisë Mbretërore Britanike dhe drejtorisë për marrëdhëniet me jashtë në Ministrinë e Drejtësisë, Tiranë. Gjykatësi i çështjes tashmë e ka çuar vendimin e marrë sekretares së Shtetit për Punët e Brendshme, e cila do të firmosë urdhrin final të ekstradimit. Ndërkohë po sipas dokumenteve të kësaj gjykate, Alban Gjidiaj do të vijojë lirinë me kusht pas një garancie monetare prej 5 mijë sterlinash, monitorimin...