Ejup Ahmeti i ‘Top Fruits’ abuzoi me paratë e BE për bujqësinë, AZHBR i kërkon të kthejë 1.5 mln euro
Ejup Ahmeti TIRANË-Një nga kompanitë më të mëdha të grumbullimit të fruta perimeve në vend, Top Fruits është përfshirë në një abuzim me fonde të Bashkimit Europian. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural e ka paditur Top Fruits në gjykatë duke i kërkuar të kthejë mbrapsht 1.5 milionë euro, para të marra nga grantet e IPARD. AZHBR i kërkon kompanisë më të madhe të grumbullimit të fruta perimeve në vend të kthejë shumën e grantit të përfituar në vitin 2019, së bashku me penalitetet përkatëse. DOKUMENTI Në tetor të vitit 2019 Top Fruits, e cila në atë kohë mbante emrin Doni Fruits, aplikoi për mbështetje nga grantet e Bashkimit Europian dhe ato të qeverisë shqiptare për ndërtimin e një pike grumbullimi për fruta perimet në zonën...
Burimi:
zeri.ai