Efektivi i policisë përfshihet në aksident dhe largohet nga vendi i ngjarjes, pasi arrestohet rezulton i dehur
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. G., me detyrë Trupë Shërbimi pranë Njësisë së Ceremonialit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 291 dhe 273 i Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:25, në vendin e quajtur “Rruga e Dibrës” është përfshirë në një aksident, ku si pasojë ka marrë dëmtime shtetasja E. M., e cila është dërguar në Spitalin e Traumës jashtë rrezikur për jetën. Punonjësi i policisë është larguar nga vendi i aksidentit dhe në vijim është kapur në afërsi të Urës së...
Burimi:
top-channel.tv