Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Edi Rama: Linda më ka dhënë mundësinë që ta shoh veten vazhdimisht nga një këndvështrim tjetër…
Gjatë intervistës në emisionin “Opinion” kryeministri Edi Rama foli ndër të tjera se ai konsideron si momentin më të rëndësishëm të jetës së tij publike dhe private momentin kur Linda Rama pranoi që të ishte bashkëshortja e tij. “Momenti më i rëndësishëm në jetën time publike dhe private ka qenë kur Linda pranoi të bëhej gruaja ime. Më i rëndësishmi në jetën time publike dhe private”, tha ai. Ai shtoi se ajo i ka dhënë qetësinë dhe atë që i mungonte. “Linda më ka dhënë atë që më mungonte në kuptimin e një gjysme tjetër që nuk është aty thjesht se është aty, por është aty për të qenë komplementare dhe nga ana tjetër për të vendosur gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë me ekuilibër këtë qenie të...