Edi Rama këtë të dielë ka folur edhe për rrogat e gjyqtarëve
Edi Rama, ndër të tjera, sot doli te podcast e tij edhe për rrogat e gjyqtarëve që duan ti rrisin me vendim të Gjykatës Kushtetuese e jo nga Ekzekutivi e parlamenti, siç është ligjore. Kryeministri theksoi se mbi 90 % e shqiptarëve janë kundër rritjes së pagave për gjyqtarët. Pra ai tha se nëse ndodh nga Kushtetuesja, atëhere parlamenti do të përdorë masa të tjera ligjore në këtë drejtim. “U kemi dhënë atyre mesazhin që taksapaguesit shqiptarë do të bëjnë një sakrificë dhe do të paguajnë ekstra për të gjithë ata që, pasi të kalojnë procesin e vettingut, do të përballen me sfidën e madhe të pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe të ndërtimit të një ngrehine solide, bazuar mbi parimet dhe vlerat e Kushtetutës të...
Burimi:
kohajone.com