Edi Rama hap “Peleshi Tv”, tani informacionet LIVE nga Parlamenti i Shqipërisë, pritet të harxhohen 500 mijë euro

Edi Rama hap “Peleshi Tv”, tani informacionet LIVE nga Parlamenti i Shqipërisë, pritet të harxhohen 500 mijë euro

Kryeministri Edi Rama ka shpikur zgjidhjen perfekte për ata që nuk mund t’i ndajnë sytë nga Kryetari i Kuvendit. Me një buxhet prej 500 mijë eurosh, qytetarët tani pritet të shohin çdo sekondë të aktivitetit parlamentar të drejtuar nga Niko Peleshi në rolin e moderatorit kryesor! Konkretisht sipas qeverisë ky televizion do të shërbejë për transmetimin e punës parlamentare te qytetarët, të shpjegojë proceset ligjvënëse, reformat dhe ndikimet e tyre. Në fakt kjo u paralajmërua para pak ditësh edhe nga Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit të PS, ku kritikoi ashpër RTSH-në. Rama tha se tha se vendi duhet të ketë një kanal parlamentar. Kreu i qeverisë propozoi që kanali i Parlamentit në RTSH të kthehet në një kanal të Kuvendit, jo vetëm për të...