Edi Rama feston sot ditëlindjen! Sa vjeç mbush kreu i qeverisë shqiptare?
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme feston ditëlindjen e 62-të. Kreu i qeverisë shqiptare ka lindur në 4 korrik të vitit 1964. Ai është numri një në partinë socialiste që prej vitit 2005 dhe Kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2013. Para zgjedhjes së tij si kryeministër, Rama ka mbajtur një numër postesh qeveritare dhe diplomatike. Ai ka shërbyer si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga 1998 në 2000. Më pas ai u bë kryebashkiak i Tiranës për të paktën tri mandate nga viti 2000 deri në vitin 2011. Rama u lind dhe u rrit në Tiranë. Pas diplomimit nga Akademia e Arteve në vitin 1982, punoi pedagog po në Akademi. Nga 1993 kaloi katër vjet në Francë për të krijuar një karrierë artistike....
Burimi:
opinion.al