Edhe Gjergj, edhe Skënder. Gjergjin s’e harroi, Skënderin s’e hoqi!

Edhe Gjergj, edhe Skënder. Gjergjin s’e harroi, Skënderin s’e hoqi!

Nga Albin Kurti Edhe Gjergj, edhe Skënder. Gjergjin s’e harroi, Skënderin s’e hoqi. Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skënderbe, është figura më e rëndësishme dhe më frymëzuese e të gjitha epokave të historisë së shqiptarëve. E kujtojmë për rolin e tij përbashkues si udhëheqës në themelimin e Lidhjes së Lezhës, më 2 mars të vitit 1444. Aty, Skënderbeu arriti t’i bashkonte në një front antiosman, zotërit arbërorë: Gjergj Arianit Komneni, Andre Topia me të dy bijtë e tij Komnenin dhe Muzakën si dhe me nipin Tanushin; Lekë Zaharian; Nikollë dhe Pal Dukagjinin, Lekë dhe Pjetër Dushmanin; Pjetër Spanin, Stefan Gjurashin etj. Kuvendi i Lezhës u organizua tre muaj pas kthimit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443 dhe shpalljes së kryengritjes antiosmane prej tij. Aleanca...