E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali

Trupi i 35-vjeçares Floresha Prengu, e cila ishte zhdukur që prej 22 tetorit është gjetur 40 kilometra larg shtëpisë së saj në Itali. Trupi u njoh nga familja, e cila deri në momentin e fundit shpresonte për një epilog tjetër. Mediat italiane shkruajnë se  Floresha Prengu, nënë e dy vajzave, u pa për herë të fundit në Trento më 22 tetor. Pastaj humbën të gjitha gjurmët e saj. Familjarët i ishin drejtuar menjëherë policisë dhe popullsisë, duke u kërkuar atyre të kontaktonin 112 në rast të shikimit të tij. Në ditët menjëherë në vijim, në kryeqytet ishte organizuar një kërkim i gjerë, me përdorimin e ekipeve të lumenjve, zjarrfikësve vullnetarë përgjatë lumit Adige dhe helikopterit për kontrolle nga lart. Por, ata nuk kishin çuar në rezultate konkrete. Kërkimet vazhduan edhe jashtë kufijve të Trentinos. Të...