E trishtë, ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së

E trishtë, ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e akademisë në vendin tonë këtë fillim viti, teksa ish-pedagogu Bujar Mane është ndarë nga jeta një ditë më parë. Lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Bujar Manes, e ka dhënë Universiteti Bujqësor i Tiranës përmes një shënimi në rrjetet sociale. Mane ishte një nga profesorët më të rëndësishëm të UBT, teksa ishte nderuar me gradën “Kandidat i Shkencave”. Ndërsa UBT i ka shpehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të pedagogut Mane. Bujar Mane kishte dalë në pension të vitit 2011. Postimi i plotë i UBT: Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Fakulteti i Mjekësisë Veterinare shprehin hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Bujar Mane, një nga figurat e shquara të mësimdhënies dhe kërkimit...