E TRISHTË – Do të festonte 61- vjetorin, ndahet papritur nga jeta biznesmeni shkodran në SHBA…

E TRISHTË – Do të festonte 61- vjetorin, ndahet papritur nga jeta biznesmeni shkodran në SHBA…

Një lajm i trishtë ka mbërritur nga Nju Jorku i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kujtim Funiçi,  biznesmeni i njohur dhe organizatori i eventeve në komunitetin shqiptar, ka ndërruar jetë. Lajmi bëhet më i trishtë kur mësohet se ai ka ndërruar jetë pak orë para ditës kur duhej të festonte 61- vjetorin e lindjes.Pikëllimi për këtë humbje, është i pranishëm prej orësh në rrjetet sociale, me mesazhe të shumta ngushëllimi, me vlerësime për kontributin por edhe falenderime për mbështetjen e pakursyer për shqiptarët.Në Nju Jork, për shumë vite, ai adminstroi restorantin “Cakor”, i cili ishte jo vetëm një pikë takimi për shqiptarët e Amerikës e sidomos Nju Jorkut por edhe u vizitunga personalitete të larta të Shqipërisë, Kosovës e më gjërë.Post navigation