E rëndë/ Një person humb jetën teksa pinte kafe në një lokal, dyshohet se…
Një i moshuar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një lokal në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i moshuari ka qenë duke konsumuar një kafe në një lokal në lagjen 7 të qytetit të Korçës. Burime nga policia bëjnë me dije se kemi të bëjmë me vdekje natyrale, dyshohet për shkak të një infarkti. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.
Burimi:
sot.com.al