E rëndë në Zvicër/ Shqiptarja gjendet e masakruar në banesë, arrestohen 3 të dyshuar

E rëndë në Zvicër/ Shqiptarja gjendet e masakruar në banesë, arrestohen 3 të dyshuar

Foto nga vendngjarja ZVICËR- Një 71-vjeçare me origjinë nga Kosova ëshë gjetur e vrarë në banesën e saj në Zyrih të Zvicrës. Sipas mediave zviceriane, ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, ku 71-vjeçarja ëshë gjetur e masakruar, ndërsa 3 persona të dyshuar janë arresuar nga policia. Të arrestuarit për ngjarjen janë, një grua 48-vjeçare nga Zvicra dhe dy burra zviceranë të moshës 27 dhe 51-vjeç. Megjithatë, rrethanat e krimit dhe motivi janë ende të paqarta, ndërsa vijonë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, autorët dhe rrethanat./ZËRI