E rëndë në Vlorë, e goditi topi në kraharor teksa luante kalçeto, humb jetën 42-vjeçari

E rëndë në Vlorë, e goditi topi në kraharor teksa luante kalçeto, humb jetën 42-vjeçari

Foto ilustruese VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën, teksa ishte duke luajtur kalçeto në fshatin Novoselë. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi B. R., rezident në Gjermani, u godit nga topi në kraharor dhe humbi jetën gjatë transportit për në spital, ku dyshohet se ka pësuar atak kardiak. NJOFTIMI I POLICISË Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para...