E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura e Babrroit dhe ndërron jetë në vend

E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura e Babrroit dhe ndërron jetë në vend

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të premte në kryeqytet. Një djalë dyshohet se është vetëhedhur nga Ura e Babrrroit, në zonën e Unazës së Madhe, duke humbur jetën në vend. Sipas informacioneve paraprake, i riu ka rënë nga lartësia e urës dhe për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë. Deri në këto momente nuk bëhet i ditur identiteti, mosha apo rrethanat që mund ta kenë çuar drejt këtij akti fatal. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Njoftimi i policisë Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë,...