E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati dhe humb jetën
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në rrugën “Ilia Dilo Sheperi” në Tiranë. Një 30-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas policisë, familjarët kanë deklaruar se e reja vuante nga depresioni. “Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën ‘Ilia Dilo Sheperi’, shtetasja E. Sh., 30 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Familjarët e saj kanë deklaruar se vuante nga depresioni”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Burimi:
gijotina.com