E rëndë në Shkodër! Po punonte mbi çatinë e banesës së tij dhe ra nga lartësia, humb jetën 49-vjeçari
FOTO ILUSTRUESE SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Grudë e Re në Shkodër, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij. Ai është dërguar në spital nga familjarët e tij, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagve të marra dhe ka ndërruar jetë. Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. Informacion shtesë/ Në lidhje me...
Burimi:
zeri.ai