E rëndë në Pogradec/ 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit, dërgohet me urgjencë në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinjit. Sipas informacioneve, në momentin e ngjarjes në vend kanë qenë dy vajza të mitura. Kjo e fundit është kafshuar nga qeni dhe është tërhequr zvarrë për disa metra, duke pësuar lëndime që kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore të menjëhershme. Banorët e lagjes Goricë raportojnë se situata me këtë qen ka qenë problematike prej kohësh, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për komunitetin. Burime bëjnë të ditur se pavarësisht ankesave dhe apeleve të përsëritura, poseduesi i qenit, nuk ka marrë masa për të parandaluar rrezikun. Siç raporton gazetarja e Top Channel Dhorjela Çule, ngjarja është referuar për procedim penal, ndërsa e mitura...
Burimi:
top-channel.tv