E rëndë në Mamurras, u zunë pas përplasjes së makinave, i riu vret 57-vjeçarin (emrat)

E rëndë në Mamurras, u zunë pas përplasjes së makinave, i riu vret 57-vjeçarin (emrat)

pamje nga vendi i ngjarjes MAMURRAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor Krujë–Mamurras, ku pas një konflikti mes dy drejtuesve të mjeteve, njëri prej tyre ka mbetur i vdekur. Rreth orës 01:00 të natës, dy automjete dyshohet se janë përplasur, çka ka sjellë një përshkallëzim të situatës mes drejtuesve të tyre. Sipas të dhënave paraprake, pas përplasjes ka nisur një konflikt fizik mes palëve. Si pasojë, ka mbetur i vdekur Petrit Ndou, 57-vjeç, banues në Pukë. Viktima ka marrë një plagë të rëndë në kokë, ndërsa në vendngjarje është gjetur edhe një çekiç, i cili dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar është 28-vjeçar me iniciale Andi...