E rëndë në Lezhë, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë
FOTO ILUSTRUESE LEZHË-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Rrilës në Lezhë, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës. Burime paraprake bëjnë me dije se elektricisti ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte për riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ZËRI
Burimi:
zeri.ai