E rëndë në Korçë! Foshnja 2 muajshe rrezikon jetën, niset drejt Tiranës, dyshohet nga kequshqyerja

E rëndë në Korçë! Foshnja 2 muajshe rrezikon jetën, niset drejt Tiranës, dyshohet nga kequshqyerja

foto ilustruese KORÇË-Një rast i rëndë është regjistruar në Korçë, ku një foshnje 2 muajshe, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën është nisur me urgjencë drejt Tiranës.  Sipas raportimeve paraprake foshnja ka lindur dy muaj më parë prematurë, në muajin e shtatë të shtatzënisë. Fillimisht ai është trajtuar në spitalin e Korçës dhe më pas në Tiranë, nga ku kishte dalë në gjendje të mirë shëndetësore. Megjithatë, pas kthimit në banesë, gjendja e tij dyshohet se është përkeqësuar ndjeshëm. Nga ekzaminimet rezultoi se parametrat jetësorë ishin në kufijtë minimalë, ndërsa mjekët thanë se në momentin kur foshnja ka mbërritur në pediatri ka qenë në gjendje shumë të rënduar, me probleme të theksuara respiratore. Dyshohet se gjendja e rëndë shëndetësore ka ardhur nga kequshqyerja. Foshnja peshonte vetëm 1...