E rëndë në kantierin e ndërtimit, pompa e betonieres rrëzohet dhe lë të vdekur 55 vjeçarin
Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë në Tiranë, pasi është goditur nga pompa e betionieres. Policia bën me dije se ka arrestuar shoferin e betonieres, sepse pompa është shkëputur nga mjeti i punës që ai drejtonte. Ngjarja është trajtuar nga shërbimet e Komisariatit nr.5 në kryeqytet dhe, si personi i arrestuar ashtu dhe viktima, punonin në të njëjtën kompani dhe në të njëjtin kantier ndërtimi. Fatkeqësisht, goditja nga pompa e betonieres, i ka shkarkuar shtetasit R.R dëmtime të rënda, me pasojë vdekjen. Shoferi i mjetit E.L është arrestuar, ndërkohë që materialet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e rrëzimit të pompës së mjetit...
Burimi:
ntv.al