E rëndë në Itali, humb jetën duke luajtur 10-vjeçari shqiptar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Castelluccio dei Sauri, në Itali, ku 10-vjeçari Alessio, me origjinë shqiptare, humbi jetën pas një aksidenti tragjik teksa po luante pranë një shatërvani. Sipas mediave vendase, fëmija rrëshqiti dhe u përplas me forcë në murin rrethues të shatërvanit në rrugën “Via Roma”, duke i shkaktuar dyshohet arrest kardiak. Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe tentuan për rreth 45 minuta të rikthejnë jetën e tij, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme. Në vendngjarje ndërhynë karabinierët dhe Seksioni i Hetimeve Shkencore, të cilët po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Trupi i pajetë i 10-vjeçarit u dërgua në morgun e Foggias, ku pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Burimi:
kohajone.com