E rëndë në Gjirokastër/ E moshuara bie nga tarraca e azilit, ndërron jetë 72-vjeçarja
Ka ndërruar jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër pak orë pasi ra nga tarraca e azilit ku qëndronte. E moshuara, Sheqere Zeko ka mbërritur e pajetë në pavionin e traumës në këtë spital. Mësohet se, fraktura në shpatull dhe në këmbë, kanë qenë plagët që ka marrë e ndjera në momentin kur ra nga tarraca e Azilit të Pleqve mesditën e sotme. Sheqere Zeko ishte duke soditur natyrën në tarracën e Azilit teksa u rrëzua nga një lartësi prej 7 metrash çka i shkaktoi asaj dëmtime në pjesë të trupit. Pasi është çuar në Spitalin e Gjirokastrës me autoambulancë, ajo i’u nënshtrua ekzaminimeve të zakonshme dhe gjendja e saj fillestare ishte e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Pas një ore, kondicioni fizik i saj u rëndua...
Burimi:
sot.com.al