E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Grekan të Elbasanit, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me mjet bujqësor. Shtetasi me iniciale E. B., 63 vjeç, ishte duke punuar me mjetin e tij kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij. Për pasojë, mjeti bujqësor është përmbysur duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit, i cili fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të këtij incidenti tragjik, ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë për vlerësime të mëtejshme.