Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
E rëndë në Durrës, plagoset me thikë taksisti nga Tirana, në gjendje kritike në spital
Foto ilustruese DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Durrës, ku një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti në zonën e Plazhit në Durrës. Paraprakisht raportohet se i lënduari, i cili është taksist, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes. Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, 45-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është nga Tirana, ndërsa nuk ka detaje mbi rrethanat se si ka ndodhur plagosja. /ZËRI