E rëndë në Devoll/ Aksident fatal, makina në lëvizje mbrapa përplas për vdekje këmbësoren

E rëndë në Devoll/ Aksident fatal, makina në lëvizje mbrapa përplas për vdekje këmbësoren

Foto ilustruese KORÇË- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar mesditën e sotme në Devoll, në fshatin Vishocicë. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se një 49-vjeçar duke lëvizur lëvizur mbrapsht me makinën e tij ka përplasur një 85-vjeçare, e cila ishte duke ecur në këmbë.  Si pasojë e përplasjes e moshuara ka humbur jetën, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit po kryhen veprimet procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi:  Devoll/Informacion paraprak Rreth orës 14:15, në fshatin Vishocicë, shtetasi A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjet, është përfshirë në aksident me shtetasen A. M., 85 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes, humbi jetën.  Më drejtuesin...