E rëndë në Bulqizë/ U konfliktua me djalin e tij, nxorri thikën dhe e goditi, arrestohet 58-vjeçari (VIDEO)
momenti i arrestimit BULQIZË- Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Bulqizë, falë ndërhyjes së shpejtë të shërbimeve të policisë. Blutë e Bulqizës bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme një 58-vjeçar ka plagosur me thikë djalin e tij 29-vjeç, pas një konflikti të çastit. Autori është arrestuar menjëherë nga policia që ka ndërhyrë në kohë dhe ka parandaluar përshkallëzimin e situatë, ndërsa 29-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi: Plagosi me mjet prerës (thikë) djalin e tij, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes. Arrestohet autori dhe sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Rreth orës 23:00, të datës 29 janar 2026, në fshatin Ostren, dyshohet se pas një konflikti të çastit,...
Burimi:
zeri.ai